Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë të Gjilanit

Gjilani

Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë të Gjilanit

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 09:41
Alban Hyseni ka njoftuar se asfaltimi i rrugëve në këtë fshat kap vlerën e rreth 180 mijë euro.

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se asfaltimi i rrugëve në këtë fshat kap vlerën e rreth 180 mijë euro.

“Në këtë fshat, që është një periferi e qytetit, pas 24 vitesh nga lufta çlirimtare, qeverisja jonë lokale nuk ka harruar banorët dhe qytetarët e saj”, tha Alban Hyseni.

Ndryshe, punimet i ka parë edhe kryetari Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat