Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa.
I pari i Gjilanit, tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit.
“Ndër të tjerat, “ldk” dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër: Bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro. Buxhetit komunal për vitin 2025. Raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës. Raportit financiar gjashtëmujor dhe Inkubatorit të Biznesit.
“Kjo formë e bllokimit të punës sonë dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike”, tha kryetari Alban Hyseni.