Hyseni: Kjo formë e bllokimit të punës sonë, dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike

Gjilani

Hyseni: Kjo formë e bllokimit të punës sonë, dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 18:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa.

I pari i Gjilanit, tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit.

“Ndër të tjerat, “ldk” dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër: Bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro. Buxhetit komunal për vitin 2025. Raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës. Raportit financiar gjashtëmujor dhe Inkubatorit të Biznesit.

“Kjo formë e bllokimit të punës sonë dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike”, tha kryetari Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat