Nisin punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në 7 rrugët e Zhegrës

Gjilani

Nisin punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në 7 rrugët e Zhegrës

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në vazhdën e investimeve që po bëhen në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë punime në kanalizim e asfaltime të rrugëve kanë filluar edhe në fshatin Zhegër.

E për të parë punimet të cilat po realizohen aty ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se rreth 180 mijë është vlera e projektit të ardhshëm në fshatin Zhegër.

Alban Hyseni, tregoi se gjithsej do të asfaltohen dhe ndërtohet kanalizimi në shtatë rrugë.

“Infrastruktura në fshatrat tona po përmirësohet çdo ditë, duke e bërë jetën më të lehtë”, tha kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat