Rashiti: Alban Hyseni punësoi 9 kunata dhe balldëska të zyrtarëve të VV-së, ia humbi Gjilanit 58 milionë euro

Gjilani

Rashiti: Alban Hyseni punësoi 9 kunata dhe balldëska të zyrtarëve të VV-së, ia humbi Gjilanit 58 milionë euro

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:26
Riad Rashiti

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, në një intervistë ka treguar në detaje për skandalet e shumta të cilat e kanë kapluar Komunën e Gjilanit.

Nga punësimet pa kritere, në punësimet në baza familjare e në keqmenaxhimin e buxhetit, Riad Rashiti ka renditur skandalet e shumta të kryetarit Alban Hyseni.

Sipas Rashitit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka punësuar kunatën e tij dhe kunatat e zyrtarëve të tjerë të VV-së.

Ai po ashtu ka theksuar faktin se nga keqmenaxhimi i kryetarit të Gjilanit, kjo Komunë ka humbur 58 milionë euro.

“Ky kryetar është në depresion politik e qeverisës, të jap dorëheqje sa më parë, janë çu peshë ai me VV, nuk është n’tokë t’bukës, kryetar i punësimit të balldëskave, militantëve, i abuzimeve financiare, për dy vjet ia humbi Gjilanit, 58 milionë euro”, theksoi Riad Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat