Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Gjilani

Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 10:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalë tek vendi ku po realizohen punimet.

I pari i komunës, tha se mbi 620 mijë euro dhe 3740 metra gjatësi me 5.50 metra gjerësi është rruga Dobërqan- Pogragjë, ku kanë filluar punimet.

Sipas tij, kjo po bëhet për zhvillimin e fshatrave, për fshatra me potencial turistik dhe zhvillim ekonomik local.

“Po e zbatojmë me përpikëri projektin tonë politik, i cili garanton zhvillim”, tha kryetari Alban Hyseni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat