Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Gjilani

Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 10:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane.  

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se mbi 620 mijë euro dhe 3740 metra gjatësi me 5.50 metra gjerësi është rruga Dobërqan- Pogragjë, ku kanë filluar punimet.

Sipas tij kjo po bëhet për zhvillimin e fshatrave, për fshatra me potencial turistik dhe zhvillim ekonomik local.

Po e zbatojmë me përpikëri projektin tonë politik, i cili garanton zhvillim”, tha kryetari Alban Hyseni.

Ndryshe, Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalë tek vendi ku po realizohen punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat