Inspektorati Veterinarë, zyra regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Gjilan sot asgjësoi 19, 750 kg peshk.
Sasia e peshkut ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve.
Sipas njoftimit të AUV, bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum.
Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim.
Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së
AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor, thuhet në njoftim.