Molliqaj- Qeverisë: Në lajthitje u vunë qytetarët e Gjilanit, ju mashtruat

Gjilani

Molliqaj- Qeverisë: Në lajthitje u vunë qytetarët e Gjilanit, ju mashtruat

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 21:32
Dardan Molliqaj

Deklarata e mbrëmshme e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, ku e pranoi se kryeministrit Albin Kurti kishte gabuar për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023, pasi sipas tij ishte deklaratë e bërë bazuar në informacione të gabuara, ka ngjallur reagime.

Për këtë temë ka reaguar edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili e akuzoi qeverinë për mashtime, duke thënë se autostradës as nuk i shihet fundi.

“Premtuan që autostrada Prishtinë – Gjilan do bëhej deri në fundin e vitit të kaluar. Një mandat pushtet qendror e një mandat pushtet lokal dhe autostradës as nuk i shihet fundi: jo për nga gjatësia, por për nga përfundimi i punimeve. Mbrëmë Ministri Liburn Aliu tha se premtimi ishte i gabuar dhe që Kryeministri Kurti u vu në lajthitje.

Datën kur autostrada do bëhet as që përmendi. Kush u vu në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, jo ju. Ju mashtruat!”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat