Sekuestrohen mbi 700 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Gjilani

Sekuestrohen mbi 700 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet.

Aty  kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.

Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat