Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet.
Aty kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.
Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e Doganës.