Haziri: Hyseni i vetmi kryetar që beson në gjysmë shtatzëni, problem të merresh vesh me të

Gjilani

Haziri: Hyseni i vetmi kryetar që beson në gjysmë shtatzëni, problem të merresh vesh me të

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 13:52
Lutfi Haziri

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se ka shumë probleme në këtë qytet, e që nuk po zgjidhen.

Sipas tij, një kryetar (Alban Hyseni) që beson në gjysmë shtatzëni, është problem të kuptohesh me të.

Haiziri, përmend dhe problemet me buxhet, i cili ende nuk është dërguar në seancën dëgjimore të Kuvendit të Gjilanit.

“Nuk mundesh të sillesh rreth buxhetit të komunës, tek e fundit është kuleta e popullit. Nuk ka kërkesa individuale, kush bën do të publikojë emra, edhe të atyre të LDK-së, sepse nuk ka ardhur në LDK për të zgjedhur problemet e familjes së vet. Plani zhvillimor në Gjilan nuk po bëhet. Nuk mund të thuash se nuk do e bëj izolimin e Gjilanit. Ka shumë probleme serioze që nuk po zgjidhen në Gjilan. Buxheti nuk ka ardhë ende në seancën e Gjilanit”, tha Haziri.

“Është vetmi kryetar që beson në gjysmë shtatzëni, gjysmë hoxhë gjysmë mësues, njëri të len pa mësim, tjetri pa imam. Por që të lë një kryetar pa gjysmë qyteti, nuk kam parë. Nëse i thua që procesi i shtatzënisë është 9 muaj, ai të thotë e bëj për 6 muaj, atëherë bëje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat