Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Hungarisë, folën për projektet e komunës

Gjilani

Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Hungarisë, folën për projektet e komunës

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 08:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Bela Boszik, ka qëndruar për vizitë pune në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Alban Hyseni.

Temë diskutimi ishin projektet zhvillimore në komunë, investimet ekonomike e arsimore dhe forcimi i bashkëpunimit.

I pari i Gjilanit tregoi se: për vizitë në Gjilan ka qëndruar ambasadori i Hungarisë në Kosovë Bela Boszik.

“Para tij prezantova projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se u dakorduan që të thellojnë dhe forcojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen e afërt.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e tij në thellimin e marrëdhënieve me Komunën e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat