Fermerët në fazën e mbjelljeve vjeshtore, Komuna e Gjilanit nis së shpejti shpërndarjen e farës së grurit

Gjilani

Fermerët në fazën e mbjelljeve vjeshtore, Komuna e Gjilanit nis së shpejti shpërndarjen e farës së grurit

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Fermerët janë duke përgatitur tokat për mbjelljet vjeshtore, veçanërisht për farën e grurit, ndërsa shpërndarja e farës pritet të fillojë brenda pak ditësh.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit, Bajram Spahiu, ka konfirmuar për Telegrafin se procesi është në fazën finale dhe fermerët që kanë përmbushur kriteret e aplikimit do të përfitojnë fara për mbjellje.

“Tani jemi në fazën e mbjelljeve vjeshtore e në veçanti të farës së grurit. Shumica nga fermerët i kanë përgatitur tokat për mbjellje. Nesër ose pasnesër e shpërndajmë farën. Të gjithë fermerët që i kanë plotësuar kriteret e aplikimit do të përfitojnë,” deklaroi Spahiu.

Edhe fermerët janë gati për këtë sezon. Xhavit Selmani, njëri nga fermerët nga fshati Bilinc e Gjilanit, që tashmë ka filluar me mbjellje, thotë se kushtet atmosferike janë të favorshme për mbjelljet këtë vit.

Kemi filluar me u përgatitë nëpër ara dhe kemi mbjellje të produkteve bujqësore sepse edhe kushtet atmosferike janë të mira. Deri tash i kam mbjell 3 hektarë,” tha Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat