1130 fermerëve i'u shpërndanë 200 mijë kg farë gruri

Gjilani

1130 fermerëve i'u shpërndanë 200 mijë kg farë gruri

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Është bërë shpërndarja e farës së grurit për fermerët e Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin kanë bërë shpërndarjen e farës së grurit për fermerët e Komunës së Gjilanit.

I pari i komunës, tha se 1130 përfitues fermerëve i'u shpërndanë

200,000 kg farë gruri.

"Si asnjëherë më parë, kemi shpërndarë 200,000 kg farë gruri për 1130 fermerë", tha Alban Hyseni.

Kryetari theksoi, se mbështetja për bujqësinë nuk ka qenë kurrë më e madhe se në qeverisjen tonë, me dhjetëra projekte dhe miliona euro investime.

Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se prioritet ndër pritoritete e kanë prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e grurit

Më tej drejtori i Bujqësisë, tregoi se sot

1130 fermerëve i'u shpërndanë

200,000 kg farë gruri, të mjaftueshme për mbjelljen e sipërfaqes mbi 800 hektarëve.

“Jemi një ndër komunat e vetme që e subvencionojmë farën e misrit dhe farën e grurit në nivel të Republikës së Kosovës”, tha Bajram Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat