Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në një tubim në Gjilan tha se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin.
Ai tha se kësaj ëndrre do t’i japin “jetë me punë të pandalshme” për qytetarët e vendit.
“Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë.
Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës!”, ka shkruar Hamza.