Për renovimin e dy godinave ku jetojnë familjet në nevojë në Gjilan, ndahen gjysmë milionë euro

Gjilani

Për renovimin e dy godinave ku jetojnë familjet në nevojë në Gjilan, ndahen gjysmë milionë euro

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 10:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjet në nevojë të cila jetojnë në dy godinat sociale në Gjilan, do të kenë kushte më të mira për jetë.

Kjo po bëhet pasi banesat e tyre, përmes investimit prej 500 mijë euro do të rinovohen plotësisht.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se rreth 500 mijë euro do të jenë investim për banesat sociale në Gjilan.

Sipas tij ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, ndërsa komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale.

I pari i Gjilanit, theksoi se investimi përfshin renovimin e plotë të dy objekteve si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit.

“Një projekt për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të kursyer energjinë dhe për të ruajtur mjedisin”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat