Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, thellimi dhe zgjerimi në Komunën e Gjilanit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, thotë se punimet po vazhdojnë në pastrimin e shtratit të lumit në Livoç të Ulët
Ai tregoi javën e shkuar është bërë pastrimi i shtratit të lumit në fshatin Përlepnicë e në fshatin Kmetoc.
Sipas tij nga e shtuna, operatori ekonomik ka filluar pastrimin në fshatin Livoç të Ulët dhe do të përfundoj në hyrje të fshatit Livoç i Epërm.
“Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, ka deklaruar Osmani.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka theksuar se ky aktivitet do të vazhdojë me intensitet edhe në lokacionet në fshatin Livoç i Ulët dhe Livoç i Epërm.
Sinqerisht Zyra për Informim e Komunë së Gjilanit