Gjilani bëhet me 51 profesionistë të rinj shëndetësorë

Gjilani

Gjilani bëhet me 51 profesionistë të rinj shëndetësorë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 08:48
Foto nga Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit është bërë me 51 profesionistë të rinj shëndetësorë.

Sipas një komunikate nga ana e kësaj komune, thuhet se profesionistët e rinj shëndetësorë janë takuar me kryetarin Alban Hysenin, ushtruesin e detyrës të drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapucën dhe  me ushtruesin e detyrës të drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Basri Kamberin.

Ata janë inkurajuar dhe kanë marr mbështetje nga i pari i Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Derisa profesionistët shëndetësor kanë marr lajmin e mirë se asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë nuk do të mbetet pa punë.

“Kënaqësi e veçantë që sot takova disa nga profesionistët shëndetësorë, të punësuar së fundmi në qytetin tonë. Brenda këtij mandati, kemi arritur të sjellim 51 shërbyes të rinj në sektorin e shëndetësisë – një hap ky i rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, por për tërë Kosovën”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar pas zotimit të tyre që asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat