Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mjeteve

Gjilani

Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mjeteve

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 17:20
Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka bërë thirrje opozitarëve të kësaj komune që të votojnë bartjen e mjeteve nga viti 2023, me të cilin veprim sipas tij, opozita po i dëmton qytetarët.

Sipas kreut të kësaj komune, disa projekte dhe subvencione nuk po mund të realizohen e kjo po ndodhë si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit.

“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.

Kreu i gjilanasve tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim, sipas tij, të së mirës së të gjithë qytetarëve.

Andaj mbi këtë bazë, ai u ka bërë thirrje opozitës që të lënë anash inatet e ta votojnë bartjen e mjeteve  nga viti 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat