Kryetari Hyseni, i bënë thirrje opozitës ta votojnë bartjen e mjeteve

Gjilani

Kryetari Hyseni, i bënë thirrje opozitës ta votojnë bartjen e mjeteve

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Disa projekte dhe subvencione, nuk po munden të realizohen. Kjo po ndodh si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit. Mos aprovimi i tyre nga shumica e këshilltarëve po i dëmton qytetarët.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka treguar vetëm disa nga projektet dhe subvencionet që opozita po i pengon të realizohen duke mos votuar bartjen e mjeteve nga viti 2023.

“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim të së mirës së të gjithë gjilanasve.

Kryetari Alban Hyseni, i bënë thirrje opozitës që të lënë anash inatet personale dhe ta votojnë bartjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat