Nga e premtja e kaluar deri të enjten (dje), Policia në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 497 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 12 aksidenteve me të lënduar, dhe 10 sosh me dëme materiale.
Leja e vozitjes iu mor 13 ngasësve, gjatë ditëve të lartcekura, njofton policia.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, shkruan në komunikatë.