Përfundon asfaltimi i rrugëve “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu” në Gjilan

Gjilani

Përfundon asfaltimi i rrugëve “Adem Jashari” dhe “Zija Shemsiu” në Gjilan

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjilanit njofton se ka përfunduar asfaltimi i plotë i rrugës, trotuarit dhe shenjëzimit horizontal (faza e parë) në rrugët “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”.

Përmes njoftimit theksohet se pas përfundimit të rrugës e trotuarit nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë, pritet të vazhdojnë punimet në pjesën e rrugës nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe.

“Rrugët “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”, po marrin shkëlqimin që e meritojnë”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ndryshe, në komunikatën e lëshuar nga komuna, nënvizohet se vlera e kësaj rruge është 248 mijë euro dhe është afër 800 metra e gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat