Kuvendi i Gjilanit mblidhet sot urgjent për buxhetin

Gjilani

Kuvendi i Gjilanit mblidhet sot urgjent për buxhetin

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 09:30
Kuvendi i Gjilanit

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se sot do të mbajë një mbedhje urgjente.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo mbledhje është më dy pika të rendit të ditës, bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025.

Tutje, bëhet e ditur se mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00.

“Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban sot (12.12.2024), mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës: bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025. Mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat