Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Kështu është bërë e ditur në komunikatë për media.
„Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve). Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe”.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro. Për zbatimin e saj, kujdeset Drejtoria e Inspeksionit dhe policia“.