Kryetari Hyseni: Për herë të parë komuna blen toka nga AKP-ja, shpronësohen dy parcela nga qeveria

Gjilani

Kryetari Hyseni: Për herë të parë komuna blen toka nga AKP-ja, shpronësohen dy parcela nga qeveria

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 21:48
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni

Dy kërkesat e Komunës së Gjilanit për shpronësimin e parcelave, janë miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 238 të saj.

Me këtë Komuna e Gjilanit për herë të parë, blen toka nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Komunës së Gjilanit, ka miratuar unanimisht shpronësimin e dy parcelave.

Ai tregoi se prona e çerdhes “Integj” (9,020 metra katrorë), si dhe prona ku ndodhen stadiumi i KF Studentit dhe varrezat e fshatit në Dobërçan (112,401 metra katrorë), do të kalojnë në pronësi komunale të Gjilanit.

“Për herë të parë, komuna blen toka nga AKP-ja. Pronat komunale po shtohen, ndërsa borxhi publik është më i ulët se kurrë më parë”, tha kryetari Alban Hyseni.  

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat