Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan

Gjilani

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregut (KOSTT), njofton se furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1.

"Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik", njofton KOSTT.

Njoftimi i plotë

Rikthehet Furnizimi me Energji Elektrike në Gjilan

Furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik.

Ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura ekskluzivisht me këto punime të realizuara nga KEDS, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas për konsumatorët.

Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat