1120 gjoba të shqiptuara për një javë në rajonin e Gjilanit, 13 vetave iu ndalohet drejtimi i mjeteve

Gjilani

1120 gjoba të shqiptuara për një javë në rajonin e Gjilanit, 13 vetave iu ndalohet drejtimi i mjeteve

Më: 3 janar 2025 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë një jave tha se ka shqiptuar 1120 gjoba “në vazhdën e implementimit të planeve operative”

Po ashtu, policia tha se ka shqiptuar masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 13 persona.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve, policia tha se janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

•              Hetim i shtatëmbëdhjetë (17)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

•              Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

•              Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull:

•              Kontrollo dritat: Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,

•              Përdor dritat e ulëta: Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,

•              Mbaj një distancë të sigurt: Rrit distancën nga automjetet para,

•              Përdor vijat orientuese: Ndiq vijat anësore të rrugës,

•              Redukto shpejtësinë: Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,

•              Mos ndalo në rrugë: Nëse duhet të ndalosh, bëje larg rrugës kryesore dhe ndiz dritat paralajmëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat