Hyseni vlerëson rolin e bashkatdhetarëve

Gjilani

Hyseni vlerëson rolin e bashkatdhetarëve

Më: 6 janar 2025 Në ora: 09:01
Foto nga takimi

Ky vit ka nisur mbarë në mes të përfaqësuesve të fshatrave, ata të shoqatave të bashkatdhetarëve dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të mund të ndikojnë në krijimin e projekteve, qofshin ato lokale apo qendrore dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se këtë vit e nisën me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët.

I pari i komunës tregoi se në fshatrat Miresh, Pogragjë, Përlepnicë, Llashticë, Malishevë dhe Demiraj, mirëmbajtja dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.

“Kjo qasje synon të shërbejë si model i bashkëpunimit efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve edhe në zona të tjera”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se kontributi i bashkatdhetarëve, angazhimi i këshillave të fshatrave dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat