Fillon edicioni i 34-të i "Flakës së Janarit"/ Hyseni: Për 3 javë, Gjilani do të jetë qendër e aktiviteteve kulturoro-artisitike

Gjilani

Fillon edicioni i 34-të i "Flakës së Janarit"/ Hyseni: Për 3 javë, Gjilani do të jetë qendër e aktiviteteve kulturoro-artisitike

Më: 10 janar 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Fillon edicioni i 34-të i "Flakës së Janarit"/ Hyseni: Për 3 javë, Gjilani do të jetë qendër e aktiviteteve kulturoro-artisitike

Të shtunën fillon manifestimi mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit”, organizuar nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Aktivitetet do të fillojnë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar deri me 31 janar me aktivitete të shumta kulturore e artistike.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edicioni i 34-të i "Flakës së Janarit" nis më 11 janar në Gjilan.

“Për 3 javë, qyteti do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore e artistike në nderim të dëshmorëve. Filma, festivale, ekspozita e panele do të kujtojnë sakrificën e tyre”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, fton qytetarët t’i bashkohen aktiviteteve për të nderuar traditën dhe për të mbajtur gjallë flakën e kujtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat