Pastërtia vazhdon të jetë problem në gjithë Kosovën.
Përkundër, që është apeluar shumë herë që të mbahet ambienti i pastërtia një gjë e tillë nuk vazhdon të jetë primare për një pjesë të qytetarëve të Kosovës.
I tillë është edhe rasti në parkun e lagjes “Dardania I” në Gjilan, shkruan “Bota sot”.
Në fotot e siguruara nga “Bota sot”, shihet papastërtia e cila mbizotëron në këtë park.
Ndryshe, këndi i lojërave është rinovuar gjatë vitit të kaluar, por persona të pandërgjegjshëm e kanë shkatërruar një pjesë të tyre.