Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Havolli, ka publikuar pamje nga tubimi me banorët e Lagjës Dardania në Gjilan, nga ku tha se “të shkelur nga pushteti qëndror dhe lokal, ata janë të vendosur t’i japin drejtim të ri qytetit dhe vendit tonë”.
Havolli deklaron se “ky është momenti kur shpresa rikthehet dhe ndryshimi bëhet i pashmangshëm”.
Postimi i plotë:
Me Kryeministrin në ardhje z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan z.Lutfi Haziri, në tubimin me banorët e Lagjës Dardania në Gjilan, të shkelur nga pushteti qëndror dhe lokal, ata janë të vendosur t’i japin drejtim të ri qytetit dhe vendit tonë!
Ky është momenti kur shpresa rikthehet dhe ndryshimi bëhet i pashmangshëm.