Nxënësit e Komunës së Gjilanit përkujtojnë Masakrën e Reçakut në orën e parë të mësimit

Gjilani

Nxënësit e Komunës së Gjilanit përkujtojnë Masakrën e Reçakut në orën e parë të mësimit

Më: 15 janar 2025 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Me rastin e përkujtimit të Masakrës së Reçakut, është marrë vendim që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës t’i kushtohet kësaj dite.

Shkollat në Komunën e Gjilanit e kanë respektuar këtë vendim, duke iu ligjëruar nxënësve mbi historikun dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Asnjëherë nuk duhet të harrojmë sakrificën e dëshmorëve të rënë më 15 janar 1999, të mëdhenj e të vegjël. Falë tyre, sot gëzojmë lirinë dhe rrisim fëmijë të shëndoshë në Republikën tonë demokratike.

Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje të gjitha shkollave në komunat tuaja që orën e parë të mësimit, më 15 janar 2025, t’ia kushtojnë kësaj dite”, thuhet në thirrjen e Ministrisë së Arsimit drejtuar drejtorive komunale të arsimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat