Në Gjilan kanë filluar punimet në dy projekte

Gjilani

Në Gjilan kanë filluar punimet në dy projekte

Më: 19 janar 2025 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Në Gjilan kanë filluar punimet në dy projekte: Stacioni i autobusëve dhe rinovimi i palestrës sportive “Bashkim Selishta”. Kryetari Alban Hyseni tha se këto projekte i ka premtuar më herët. Opozita e kritikoi Hysenin se po bën fushatë zgjedhore me projekte komunale që po fillon në kohë të dimrit.

Stacioni i autobusëve ka nisur të ndërtohet në Gjilan. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, e ka arsyetuar fillimin e punimeve me zotimin “7 javë – 7 projekte”, premtim ky nga viti i kaluar.

“Në çdo javë i kemi prezantuar çdo projekt, më i vogli i tyre për nga kosto ka qenë Stacioni i Autobusëve me 1 milionë euro punimet e të cilit kanë filluar sot”, tha për RTK,  Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Kurse projekti tjetër ka të bëjë me rinovimin e Palestrës Sportive.

Ibrahim Morina, njëri nga operatorët në stacionin e vjetër të autobusëve, pati kritika rreth fillimit të punimeve në kohë dimri.

Kritika për nisjen e punimeve pati edhe opozita në këtë komunë. Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan, tha se këto punime po bëhen në kohë fushate dhe gjatë dimrit, dhe se do të ndërpriten shumë shpejt. Madje ai theksoi se këto projekte kane qenë teknikisht dhe financiarisht të planifikuara nga qeveritë e mëhershme.

Por, Hyseni tha se këto projekte kanë qenë të planifikuara më herët dhe pritet të përfundohen sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat