Salihu: Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit, do të skanohen rreth 270 mijë dokumente

Gjilani

Salihu: Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit, do të skanohen rreth 270 mijë dokumente

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 21:14
Ilustrim

Komuna e Gjilanit, është njëra nga katër komunat përfituese të projektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës “Skanimi i dokumenteve të arkivuara kadastrale”. 

Bekim Salihu, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, tha se me këtë projekt do të skanohen rreth 270 mijë dokumente të formateve të ndryshme, duke siguruar ruajtjen dhe qasjen më të lehtë në të dhënat kadastrale, të cilat do të mundësojnë ruajtjen digjitale dhe lehtësimin e qasjes në dokumente kadastrale, duke sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe institucionet në marrjen dhe ofrimin e shërbimeve. 

Sipas tij përfitimet e skanimit dhe ruajtjes digjitale janë: Mbrojtje më e mirë e dokumenteve nga dëmtimi apo humbja. Qasje më e shpejtë dhe e lehtë në të dhënat kadastrale. Përmirësim i shërbimeve për qytetarët dhe administratën.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, duke e bërë sistemin kadastral më efikas, transparent dhe të sigurt”, tha drejtori Bekim Salihu’.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, falënderoi ministrin e MMPHI, Liburn Aliu, shefin e kabinetit Valon Hoti, si dhe drejtorin e AKK-së, Avni Ahmeti, për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat