Hamza në Gjilan: I mbështesim bizneset, flasim me respekt për të gjithë ndërmarrësit

Gjilani

Hamza në Gjilan: I mbështesim bizneset, flasim me respekt për të gjithë ndërmarrësit

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:56
Bedri Hamza

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, të martën po mban një tubim me qytetarët e Gjilanit, që dolën në numër të madh për ta mbështetur.

Para të pranishmëve, Hamza theksoi se të gjitha premtimet që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, nëse bëhet kryeministër pas 9 shkurtit, do t’i realizojë të gjitha.

Ndër tjera, ai ka shtuar se synim i tij është zhvillimi ekonomik i vendit, dhe mbështetja e bizneseve dhe punëtorëve.

“Sot jam në Gjilan me kandidatet dhe kandidatët, me ekipin më të mirë, me ekipin fitues për të garantuar se atë që e premtojmë e realizojmë, ne kryejmë punë. Programi ynë qëndron në vizionin për zhvillim ekonomik. Do t’i përkrahim bizneset sepse jemi të sigurt se pa biznese dhe pa ndërmarrje të zhvilluara nuk ka shtet të zhvilluar”.

“Do t’i përkrahim bizneset me politika fiskale, edhe me lehtësira tatimore, edhe me lehtësim në qasje në financa. Sigurisht, ne flasim me respekt për të gjithë ndërmarrësit tanë, ata punojnë për familjet e veta, punësojnë njerëz, paguajnë njerëz, paguajnë tatime dhe janë kontribuues në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

“Po nuk e kemi qëllim vetëm pronarët i kemi qëllim edhe të punësuarit në sektorin privat, që tu rritet rrogat që të jetojnë më dinjitetshëm, t’ua garantojmë të drejtat e tyre përmes Gjykatës së Punës dhe Fondit të Papunësisë Punës, që nëse dikush e humb venin e punës t’ua paguajmë për 6 muaj 80 për qind e pagës së fundit ti paguhet”, ka thënë Hamaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat