Ngërç mes pozitës dhe opozitës në Gjilan për buxhetin e vitit 2025

Gjilani

Ngërç mes pozitës dhe opozitës në Gjilan për buxhetin e vitit 2025

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:16
Alban Hyseni

Në Komunën e Gjilanit, pozitë e opozitë assesi të gjejnë gjuhë të përbashkët për votimin e buxhetit për vitin 2025. Opozita nuk po merr pjesë në mbledhje të Kuvendit të Komunës për ta tejkaluar situatën. Opozitarët e akuzojnë kryetarin për shpërfillje të kërkesave të tyre.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën  e sotme edhe njëherë ka bërë të ditur që situata kaotike mes pozitës dhe opozitës për votim të buxhetit të Komunës për vitin 2025.

Hyseni thotë se vazhdimisht jemi duke i ftuar opozitën në takim të Kuvendit të Komunës për tejkalim të situatës.

Tash me këto veprimet e reja që po ndodhin që nga muaji mars nuk kemi mjete as për paga e as për një lëvizje të vetme qofte investim kapitale qoftë mallra dhe shërbime apo edhe kategori tjera buxhetore deh duke e pa këtë situatë nesër e kemi ftuar një seancë të jashtëzakonshme.

Ndërkohë opozita në Gjilan akuzon kryetarin Hyseni për shpërfillje të kërkesave të opozitës.

Kryetari i Gjilanit tha se do ta ftojë çdo ditë në takim opozitën për t'u takuar për të gjetur zgjidhje për votim të buxhetit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat