Një grua dhunohet fizikisht në Gjilan, raportohet se është me të meta mendore

Gjilani

Një grua dhunohet fizikisht në Gjilan, raportohet se është me të meta mendore

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 18:48
Adilja

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, Esat Shala, ditën e sotme ka publikuar fotografitë e një gruaje që sipas tij, dyshohet se dhunohet fizikisht dhe përdoret seksualisht.

Shala ka bërë të ditur se ajo quhet Adile dhe është nga Gjilani.

Tutje, ai ka thënë se ajo vuan nga probleme mendore dhe detyrohet të kërkojë lëmoshë nga disa persona, ku në qoftëse ajo nuk arrin pazare të mjaftueshme, ata ushtrojnë dhunë fizike e seksuale mbi të.

Postimi i plotë:

Kjo gruaja qe kam postuar quhet Adile dhe eshte nga Gjilani. Gruaja ka probleme te shendetit mendor gjithashtu edhe nena e saj. Kjo grua perdoret seksualisht, materialisht sforcohet te kerkoj lemosh per pal tjera dhe kur nuk mberrin ne pazare te bollshme dhunohet barbarisht keshtu si ne foto. ( ps ne foto vec se kan filluar ti kaloj plaget ka ndodhe para disa dite)!

A ka instutucion qe i del ne ndihme kesaj gruaje pa mbrojte pa krah?

Aman mbrojeni kthejani njerzve dinjitetin!

Ia kan marr edhe karten e Bankes.

Qka quhemi neve sot?

Qka na ka sjelle ne kete gjendje, mjerimi qe te dhunojm nje grua ne kete forme nje grua te pa mbrojtur?.

Na ka kaplu Terbimi si shoqni, aman vakcina kunder Terbimit ma mire qaq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat