Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si “Trafikimi me njerëz”

Gjilani

Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si “Trafikimi me njerëz”

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur  se me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat