Buxheti i Gjilanit, Hyseni fton në takim Hazirin LDK-së e Rashitin e PDK-së

Gjilani

Buxheti i Gjilanit, Hyseni fton në takim Hazirin LDK-së e Rashitin e PDK-së

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 20:58
Alban Hyseni

Dështimi i vazhdueshëm për ta kaluar buxhetin komunal për vitin 2025, ka bërë që kryetari i Gjilanit Alban Hyseni t’i thërras në takim drejtuesit e dy partive opozitare atje, Lutfi Hazirin e LDK-së e Riad Rashitin e PDK-së.

Ftesa për ta është për të enjten nga ora 10:00, si përpjekje për një dakordim, meqë me përfaqësues të tjerë politik, Hyseni thotë se nuk kishin arritur të merreshin vesh.

“Presim që nesër të vijnë e bisedojmë për këtë çështje me interes publik dhe të kemi një takim që mund të dalim me një rezultat konkret nga ky takim”, tha kryetari i Komunës s ë Gjilanit Alban Hyseni.

Ai tha se kanë pasur konferenca të jashtëzakonshme dhe seanca urgjente të shumta për të miratuar buxhetin, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, nuk kanë arritur deri tash dakordësi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat