PDK në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për takim mbi buxhetin

Gjilani

PDK në Gjilan refuzon ftesën e Hysenit për takim mbi buxhetin

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur dje një konferencë për media, ku ftoi publikisht kryetarët e dy partive opozitare, Lutfi Hazirin nga LDK dhe Riad Rashitin nga PDK, për një takim zyrtar lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025.

Hyseni bëri të ditur se takimi ishte planifikuar të mbahej sot në ora 10:00.

Por, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka refuzuar ftesën, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të panevojshme.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës për t’u takuar me kryetarin e degës së PDK-së, Riad Rashiti, për të diskutuar seriozisht dhe profesionalisht lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025,” thekson PDK.

Sipas PDK-së, situata e krijuar është rezultat i mungesës së pjekurisë politike nga ana e kryetarit Hyseni, e cila, sipas tyre, ka çuar komunën në një gjendje kaosi në të gjitha aspektet dhe fushatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat