Komuna e Gjilanit së bashku me Asamblenë e Fëmijëve organizojnë program festiv për Ditën e Pavarësisë

Gjilani

Komuna e Gjilanit së bashku me Asamblenë e Fëmijëve organizojnë program festiv për Ditën e Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 23:29
Komuna e Gjilanit

Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Asamblenë Komunale të Fëmijëve në Gjilan, ka organizuar një program festiv në nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Programi është mbajtur në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, ku Asambleja e Fëmijëve përmes një njoftimi publik kishte ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij manifestimi.

“Atdheu është dashuria që ndriçon rrugën tonë,” thuhet në ftesën e Asamblesë.

Në këtë ngjarje festive morën pjesë një numër i madh nxënësish, prindërish dhe mësimdhënësish, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionuese.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit ka paraparë një sërë aktivitetesh për shënimin e 17 Shkurtit, duke përfshirë ngjarje kulturore dhe manifestime festive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat