Nis ndërtimi i rrugës së re për në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

Gjilani

Nis ndërtimi i rrugës së re për në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 22:53
Nis ndërtimi i rrugës së re për në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së re te Kodra e Dëshmorëve, që e bënë më të lehtë dhe më të shpejt vajtje-ardhjen nga qendra e qytetit.

Punimet të cilat po zhvillohen atje i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se Kodra e Dëshmorëve, është vendi ku pushojnë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Sipas tij me 194 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, rruga e re te Kodra e Dëshmorëve do të lehtësojë qasjen në këtë vend historik ku prehen gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën.

“Një projekt që nuk është vetëm rrugë, por edhe një homazh për ata që bënë të mundur rrugën tonë drejt lirisë”, tha Hyseni, njofton komuna e Gjilanit.

I pari i komunës theksoi se gjithashtu, kjo rrugë do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut dhe do të krijojë një lidhje më të sigurt për qytetarët tanë.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, aty do të ketë trotuar për këmbësorët, muri mbrojtës për stabilitet dhe siguri, lidhje më e shpejtë dhe më funksionale për qytetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat