Hyseni: Transformimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” po e bën Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për të gjithë

Gjilani

Hyseni: Transformimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” po e bën Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për të gjithë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 14:24
Alban Hyseni

Punimet për ndërtimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, po vazhdojnë. Investimet aty kapin vlerën e rreth 2.4 milionë eurove, ku rruga do të jetë me katër korsi, trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë për të parë punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”, duke thënë se po bëhet transformimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”.

Ai tha se në vetëm një javë po punohen plot 24 metra zgjerim rruge. Përgatitja e terrenit po vijon me intensitet, duke siguruar hapësirën për korsitë e reja.

I pari i Komunës s ë Gjilanit, theksoi, sipas tij lumi tashmë është hapur dhe terreni është liruar për punime pa pengesa. Më parë, rrjedha duhej të devijohej në gypa. Po afrohemi me shpejtësi drejt fundit të rrugës me vendosjen e kolektorëve!

“Ky projekt prej 2.4 milionë euro po e bën Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat