KRU “Hidromorava” njofton për ndërprerje me furnizim të ujit në disa pjesë të qytetit të Gjilanit

Gjilani

KRU “Hidromorava” njofton për ndërprerje me furnizim të ujit në disa pjesë të qytetit të Gjilanit

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

KRU “Hidromorava” njofton qytetarët se sot me fillim nga ora 09:00 deri në ora 14:00 do të ketë ndërprerje furnizmi me ujë në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.

Sipas njoftimit, kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të pastrimit të gypit kryesor nga FPU Velekincë deri te Rezervuari në Kodrën e Dëshmorëve.

“Të nderuar konsumatorë, Ju të cilët furnizoheni me ujë nga FPU Velekincë, ju njoftojmë që për shkak të pastrimit të gypit kryesor do të ndërprehet furnizimi me ujë për këto lokalitete: Livoç i Ulët, Kodra e Dëshmorëve, Velekincë, Rr. Lotë Vaku, dhe Rr. Idriz Seferi”, thuhet në njoftim.

Pas rikthimit të furnizimit me ujë, KRU “Hidromorava” njofton qytetarët se në rubinetët mund uji mund të jetë i trubullut, por pas disa minutave uji i pastërt do të arrijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat