Komuna e Gjilanit po vazhdon të përballet me bllokadën e miratimit të buxhetit për vitin 2025.
Pas kërkesës nga kryetari Alban Hyseni, për një seancë të jashtëzakonshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka njoftuar se buxheti do të miratohet të enjten, më 27 shkurt, në një seancë të thirrur nga opozita.
Në një njoftim për media, PDK thekson se “Buxheti i Komunës për vitin 2025 do të miratohet në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, siç është dakorduar mes subjekteve politike.”
Partia gjithashtu shton se ky veprim do t’i heqë mundësinë kryetarit Hyseni për t’u viktimizuar në publik.