Dështon seanca, Gjilani pa buxhet të miratuar

Gjilani

Dështon seanca, Gjilani pa buxhet të miratuar

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 20:12
Dështon seanca

Në Gjilan që disa herë me radhë pushteti po tenton ta votojë buxhetin, por pa sukses. Një përpjekje ka ndodhur edhe sot, e do të ndodhë edhe nesër me mëngjes. Kjo situatë ka rrezik që ta fusë komunën në krizë nëse buxheti nuk miratohet deri më 1 mars, ngase atëherë asnjë pagesë nuk do të mund të bëhet.

Edhe seanca e sotëm urgjente, e ftuar për të rishikuar mundësinë e votimit të buxhetit për Komunën e Gjilanit, nga asamblistët e kësaj Komune, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se si ekzekutiv e ka të drejtën ta propozojë buxhetin të cilin legjislativi i Gjilanit mund ta modifikojë.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka shumicën e asamblistëve në Gjilan, akuzon kryetarin Hyseni për moskoordinim dhe mosbashkëpunim për tejkalim të situatës së krijuar.

Edhe tri ditë ka kohë që asamblistët në Gjilan të takohen për ta rishikuar dhe votuar buxhetin komunal. Për këtë edhe për nesër me mëngjes është ftuar seancë e jashtëzakonshme për buxhetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat