Dështoi edhe kësaj radhe.
Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari Alban Hyseni, për të votuar buxhetin e vitit 2025, ishte sërish e pasuksesshme.
Në seancë, munguan asamblistët e dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Andaj kuorumi nuk ishte për të filluar punimet.
E kjo është java e fundit për aprovim të buxhetit.
Kështu kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni doli para medieve për të treguar se çfarë do të ndodhë më tutje.
“Buxhetin nuk mundet me kriju kuvendi komunal, as asambletë, as partitë politike, as kryetarët e partive politike. Buxheti si dokument si draft, si propozim krijohet nga ekzekutivi… Ndoshta të enjten mund ta votojnë buxhetin ata por kjo do të kontestohet nga MAPL dhe kështu do ta lënë komunën pa buxhet, e kjo do të çojë në kuvend jofunksional, e pa buxhet punëtorët me rroga”.
E për këtë, ai bëri edhe një krahasim.
“Një gaz lotsjellës në kuvend bënë më shumë dëm se sa një buxhet i mos aprovuar, se gazi lotsjellës vetëm ti hap sytë nuk të bënë dëm”, ka deklaruar ai.