Dështon për të dytën herë të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit për buxhetin

Gjilani

Dështon për të dytën herë të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit për buxhetin

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 12:21
Gjilan

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar për të dytën herë gjatë kësaj jave që të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Deputeti me i vjetër i kuvendit komunal që e udhëhoqi këtë seancë në mungesë të kryesuesit, Ismajl Kurteshi, ka bërë thirrje që buxheti i komunës të votohet për të mirën e qytetarëve.

Ai i ka bërë thirrje edhe kryetarit të komunës që të harmonizoj buxhetin në konsultim me opozitën dhe i ka bërë thirrje edhe opozitës që të votoj buxhetin.

“Ka mbetur edhe dy ditë mundësi për të votuar buxhetin e komunës që është shumë i nevojshëm për qytetarët. Leni konferencat për shtyp që e duam Gjilanin. Për shkak të mungesës së kuorumit duhet ta mbyllim mbledhjen. Leni konferencat e hyni punës votoni buxhetin. ”, ka thënë ai

Ndërkaq kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, në një konferencë për media të mbajtur dje ka njoftuar që të enjten, me datë 27 shkurt, LDK do ta votoj buxhetin.

 ”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat