Gjilani nderon UÇPMB-në me obelisk

Gjilani

Gjilani nderon UÇPMB-në me obelisk

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën patronazhin e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan, së bashku me UÇPMB-në në Bujanoc, u mbajtën aktivitetet për përkujtimin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Në këtë përkujtim u nderuan 28 dëshmorë, ku 14 prej tyre ishin nga Kosova dhe 14 të tjerë nga Kosova Lindore,.

Me këtë rast, u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe homazhe në nderim të tyre, ndërsa një moment i veçantë ishte zbukurimi i Obeliskut të Dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ceremonia mblodhi një numër të madh qytetarësh, të cilët u bënë pjesë e përkujtimit të atyre që dhanë jetën për lirinë e trojeve shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat